Tre skuadra në garë për Belottin, prin Napoli

0
Gjigandi

Andrea Belotti mund të jetë duke përjetuar muajt e fundit me fanellën e Torinos. Shtatlarti i sulmit këtë verë duhet të vendosë nëse do të jetë i lidhur përjetë me skuadrën “Granata” apo do të provojë një eksperiencë të re.

Belotti kërkohet me ngulm nga tre skuadra të Serie A me Napolin që qëndron në pole position për të marrë shërbimet e tij.

26-vjeçari pëlqehet shumë nga Aurelio De Laurentiis dhe trajneri i të kaltërve Gattuso me Napolin që ofron 20 milionë euro plus kartonin e Andrea Petagnas të cilin e ka blerë nga Spal përpara disa muajsh.

Por nuk është vetëm Napoli që kërkon shërbimet e Belottit pasi edhe Roma e Milani duan të kenë në gjirin e tyre sulmuesin e Torinos.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu