‘Modestia’ e Ronaldos: Nuk jetoj për rekorde, por rekordet më ndjekin mua.

0
‘Modestia’ e Ronaldos: Nuk jetoj për rekorde, por rekordet më ndjekin mua.
Gjigandi

Cristiano Ronaldo nuk përjetoi një nga sezonet e tij më të mira në rikthimin e tij te Manchester United. Pavarësisht 18 golave dhe 3 asisteve të tij në 30 ndeshje, “Djajtë e Kuq” nuk arritën të kualifikoheshin në Champions League.

Pikërisht për këtë arsye e ardhmja e yllit portugez dukej e pasigurt. CR7, megjithatë, sqaroi të gjitha dyshimet për kanalet zyrtare të Manchester United, duke konfirmuar qëndrimin e tij me “Djajtë e Kuq”.

Sulmuesi foli edhe për trajnerin e ri Erik Ten Hag. Këto janë fjalët e tij: “Ten Hag? E di që ai ka bërë një punë fantastike për Ajax-in dhe se është një trajner me përvojë, por duhet t’i japim kohë dhe gjërat duhet të ndryshojnë, ashtu siç dëshiron ai.

I uroj më të mirën dhe shpresojmë që pas një viti të fitojmë disa trofe. Kur u ktheva ishte e pabesueshme. Ndjenja e të qenit sërish në ‘Old Trafford’ ishte e mirë, sidomos ta dëgjoja nga tifozët. Isha dhe jam shumë i lumtur këtu. Nuk ndjek rekorde, por rekordet më ndjekin mua”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu