Tre kurat me çmim të ulët që funksionojnë më mirë sesa kirurgjia e shtrenjtë

0
Gjigandi

Kur bëhet fjalë për shëndetin tuaj, kurat me çmim të ulët mund të jenë të vështira për t’u gjetur.

Shumë praktika duken të vjetra: Lëndoni kyçin e këmbës? Merrni një pako akulli. Dhimbje fyti? Merrni një antibiotik. Sëmundja e zemrës? Zgjidhja është operacioni.

Por, hulumtimet e reja që i kanë bërë kardiologët, rishqyrtojnë të paktën një nga ato rekomandime.

Arsyeja: Për njerëzit me sëmundje të rëndë, por të qëndrueshme të zemrës, hulumtimet e paraqitura në takimin vjetor të Shoqatës Amerikane të Zemrës tregojnë se stentat nuk janë më efektive sesa ilaçet.

RonaTyra

“Një stent trajton vetëm zonën ku futet dhe operacioni mund të shkaktojë komplikime”, thotë bashkudhëheqësi i studimit David Maron, drejtor i kardiologjisë parandaluese në Stanford University School of Medicine.

Lexoni për alternativat e thjeshta për t’ju kursyer kohë, para dhe në disa raste një udhëtim te mjeku.

Dhimbje këmbe? Në vend të injeksioneve, provoni shtojca ortopedik

Injeksionet mund të lehtësojnë dhimbjen e shkaktuar, por ato janë të shtrenjta dhe kërkojnë vizita të rregullta nga mjeku.

“Shtojcat ortopedike ulin presionin në thembra, gjë që i jep kohë indeve për t’u rikuperuar. Për të gjetur atë që ju përshtatet më mirë, hiqni këpucën dhe vendoseni shtojcën në harkun e këmbës suaj”, thotë Glen Whittaker, autori i studimit kryesor.

Kolesterol i lartë? Në vend të ilaçeve, provoni një ekstrakt frutash

Shumë njerëz marrin ilaçe për të ulur kolesterolin, duke u rrezikuar nga efektet anësore, si dhimbjet e muskujve dhe lodhja por, frutat mund të jenë po aq efektive, pa efekte anësore.

Image

Ekstrakti i frutave agrume është treguar se ulë trigliceridet pas 30 ditësh, një rënie më e madhe se sa ofrojnë ilaçet.

Kockë e thyer? Në vend të operacionit, provoni një mbajtëse dore

Frakturat e shpatullave janë një nga frakturat më të zakonshme te personat më në moshë dhe mbajtja e palëvizshme e shpatullave mund të jetë po aq efektive sa edhe operacioni.

Image

“Kirurgjia e shpatullave përdor pllaka dhe vida për të sjellë së bashku copa të eshtrave, në mënyrë që të mund të reformohen dhe shërohen. Por, nëse fragmentet e kockave janë në kontakt të ngushtë pas frakturës, trupi do të reformojë kockën pa operacion”, shpjegon Dominic King, një mjek ortopedik ndërhyrës në Klinikën Cleveland.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu