Weidenfeller beson se Sane do të përfundojë në “Allianz Arena”
Ish- portieri i Borussia Dortmund, Roman Weidenfeller, thotë se transferimi i Leroy Sane në Bayern Munich ka shumë gjasa të realizohet.
Duke folur për Sport1, ish portieri i Dortmundit, tha se atij i është thënë se “është pothuajse i sigurt”, se Sane do të kthehet në Bundesliga.
Kur u pyet se si e di për transferimin e mundshëm të Sane në Bayern, Weidenfeller tha: “Si ish futbollist, ju i keni disa burime”.
Sane është pjesë e Man City që nga viti 2016.
Por, 24 vjeçari asnjëherë s’ka qenë zgjedhja e parë apo i paprekshëm në formacionin e Pep Guardiolës.
Ai dëshiron një ekip ku do të ndihet i rëndësishëm dhe Bayerni ia ka garantuar atë.
Sane deri më tani ka bërë 134 paraqitje me Bayernin, ka shënuar 34 gola dhe ka dhuruar shumë asiste.