Shumë paqartësi në Itali për rikthimin e futbollit, reagon ashpër mjeku i Interit

0
Gjigandi

Piero Volpi, mjeku i Interit ka analizuar protokollin dhe të gjitha dyshimet e ngritura ditët e fundit në vendin e Italisë për rikthimin e futbollit.

Qeveria thotë që në rast të ndonjë rasti pozitiv, të gjithë lojtarët dhe ekipi duhet të karantinohet për 15 ditë.

Volpi nuk pajtohet me këtë, pasi thotë që ka shumë paqartësi dhe klubet nuk mund të jenë përgjegjëse për gjërat që ndodhin jashtë fushave.

“Ata po përpiqen të sjellin të gjitha zgjidhjet, por kjo pandemi ka paqartësi që janë të vështira për t’u kapërcyer. Bota e futbollit duhet të jetë e sigurtë. Lojtari që trajnon duhet të kontrollohet, pastaj ai duhet të shkojë në shtëpi. Mjeku nuk mund të jetë përgjegjës për jetën që lojtarët bëjnë jashtë. Aspekti psikologjik nuk duhet të harrohet. Karantinimi i lojtarëve për një periudhë të caktuar nuk është e saktë”, përfundoi ai.

Vlen të theksohet se Serie A ka gjasa të kthehet me 13 qershor.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu