Quique Setien ka deklaruar se do të dëshironte të stërviste sulmuesin e PSG, Neymar.
Ylli brazilian është dëshirë e Barcelonës për verën e këtij viti, për një kthim në Barcelonë për të formuar edhe një herë ‘MSN’ së bashku me Lionel Messin dhe Luis Suarez.
“Është i njëjti shpjegim, sigurisht që do të doja që një ditë të jem në gjendje të stërvitës Neymarin”, ka deklaruar Setien.
“Por unë fatmirësisht kam qenë në gjendje të përmbush një nga ëndrrat e mia, të stërvit lojtarin më të mirë në botë, që është Lionel Messi”.
Neymar pikërisht nga Barcelona ishte transferuar te PSG në vitin 2017, për 222 milionë euro, që edhe sot mbetet transferimi më i shtrenjtë në histori të futbollit.