Trajneri i Barcelonës, Quique Setien, nuk pajtohet me Gerard Pique dhe beson se Real Madridi do të lëshojë pikë në La Liga.
, duke i dhënë shansin Real Madridit që t’i bashkohet atyre në krye me 65 pikë, nëse fitojnë në udhëtim te Real Sociedad.
, për diçka që nuk pajtohet Setien.
“Ka qenë thjesht zhgënjim i momentit, sidomos sepse ne kemi luajtur mirë në pjesën e parë. Ndoshta Pique nuk është ndjerë mirë, por jam i sigurt që do të ndryshojë mendim një ditë më pas. Unë nuk mendoj se Real Madrid do t’i fitojë të gjitha ndeshjet e mbetura. Tani nuk varet më nga ne, por kjo gjë mund të ndryshojë. E dinim që më parë se do të ishte shumë e vështirë ta fitonim çdo ndeshje. Praktikisht është e pamundur. Normalisht nuk kënaqem me një pikë që morëm“, u shpreh ai.
“Mendoj se do të jetë e vështirë ta fitojmë kampionatin. Do bëjmë gjithçka mundemi, por nuk mendoj se Reali do të lërë shumë pikë. Nuk është më në dorën tonë dhe do të jetë e vështirë që Reali të lërë pikë“.
“Nga sa kemi parë në dy ndeshjet e fundit, do të jetë e vështirë. Kishim më shumë shanse për gol dhe kontroll të topit. I krijuam rastet, por nuk shënuam. Sevilla është në vendin e tretë dhe janë një ekip i nivelit të tillë. Barazimi na lë në një pozitë ku titulli nuk varet më nga ne“.
Me barazimin ndaj Sevillas në Ramon Sanchez Pizjuan, Barcelona e thelloi në 3 pikë avantazhin ndaj Real Madridit, por në rast të Los Blancos të dielën në mbrëmje në udhëtim në San Sebastian ndaj Real Sociedad do të marrin kreun e La Ligas pasi ndaj Barçës kanë avantazhin e ndeshjeve direkte.