Oda e mjekëve të Kosovës nuk duhet të ketë frikë dhe të ndihet inferiore nga kritikat e merituara ndaj shëndetësisë aktuale botërore

0
Gjigandi

Intervista që zhvilloi dje në emisionin «Rubikon» biznismeni i suksesshem dhe njohesi i mirë i shëndetësisë alternative, Hetem Ramadani, sikur i paska frikësuar tejmase ca nga mjekët e Odës së Mjekëve të Kosovë, sa që këta të fundit paskan deklaruar nepër gazeta «që dojnë ta padisin Hetem Ramadanin penalisht.»

Në demokraci çdo kush nga ne mund të kritikojë fenomene që nuk shkojnë mirë. Që dikush të kritikojë dështimet në shëndetësi nuk është veper penale. Ne të gjithë e dimë që shëndetësia botërisht ka probleme të paskajshme. Ka ikur koha kur mjekët të veshur në tesha të bardha të ndihen «Zotë» pëballë pacinetëve të pafuqishëm. Dështimet në shumë sfera të shëndetësisë hapin rrugë për alternativa racionale.

Hetem Ramandini në emisionin «Rubikon» nuk kritikoi mjekët e Kosovës dhe të Shqipërisë, ai më meritë dhe argumente të bazuara në refernca të publikimeve shkencore, nënvizoi që punët në shëndetësi nuk po shkojnë mirë.

Ai solli fakte të bazuara në publikime të revistave prestigjioze, që deshmojnë ndikimet anësore të ca vaksinave dhe barrërave, ku pasojat nganjëhere janë shumë më të mëdha se sa dobia e tyre.

Edhe lidhur më korona virusin Hetem Ramadani ishte mjaftë i qartë në sygjerimin e tij që shëndetësia duhet shumë më shumë të fokusohet në prevencion, duke nënvizuar që nga ky virus po pësojnë pacientet që kanë disa nga sëmundjet kronike, të cilat janë rrjedhë e stilit të gabuar të jeteses.

RonaTyra

Domosdoshmëria që shtetet e tër botës duhet të investojnë më shumë në prevencion është shumë e qartë. Por ky investim si duket nuk po po ju pelqen përfituesve të sektorit të mjeksësisë dhe farmacisë, që Z. Ramadani më të drejtë i quajti aktorë përfitues të systemeve të shëndetësisë në tër botën. Për të ilustruar këtë, unë si shkëncar ndërkombëtar i lidershipit dhe profesor i pedagogjisë së mjekësisë, që më vite të tëra edukojë profesionist në shënëtësi, mejk, profesor të mjeksisë dhe stomatologjisë, dua të sjell ca të dhëna me referenca nga shteti im Zvicëra, njëri nder shtetet më të të zhviluara në botë, si dhe nga Anglia dhe nga SHBA. Sipas Zyrës Federale të Statistikave në Zvicër (Swiss Federal Statistical Office, 2016) në vitin 2016 Zvicëra shpenzoi për sketorin shëndetësor 80.7 miljardë franga zvicrane, nga e tër kjo shumë shpenzoi vetëm 0.6% për prevencionin (parandalimin e sëmundejeve).

Bazuar në publikimin e gazetës Aargauer Zeitung, autorja Anna Wanner (2014) shkruan në artikullin e saj «Jede dritte Operation ist überflüssig – die Gründe sind vielfältig» qe në Shqip i bie «Ç’do i treti operacion është i panevojshëm-Shkaqet janë të ndryshme»

(Referenca: Anna Wanner – Aargauer 18.12.2014) ja refernca në origjinal: https://www.aargauerzeitung.ch/schweiz/operationen-ueberfluessig-unnoetig-ueberfluessige-operationen-aerzte-operieren-rechte-der-patienten-patientenrechte-ueberversorgung-128669930

Autori i resvistes investiguese prestigjioze të Zvicrës «Beobachter», Vetterli, në artikullin e tij «Auch die beste Medizin hat Grenzen» që në Shqip i bie «Edhe mjeksia më e mirë i ka kufijt e vet» shkruan «A është çdo operacion i nevojshem? «Jo» thot Vetterli (2016). Ja referenca origjinale: https://www.beobachter.ch/gesellschaft/editorial-auch-die-beste-medizin-hat-grenzen?fbclid=IwAR1ik0Jfn8oBbDnMQCO5qHMOVb7lSoXixPRqvVTXspbMLuOoCbGXvYt4Ekg

Pra këto referenca janë vetem disa nga mijëra të tjera që deshmojnë se në systemin e shëndetësisë një pardigmë e re është domosdoshmëri e kohës.

Ne profesionistet e shëndëtësisë duhet të kemi afinitet të pranojmë edhe kritika nga të tjerët edhe të jemi vet-kritik. Vetëm kështu mund ta avancojmë sektorin shëndetësorë deh ta demonstrojmë profesionalizmin tonë.
Ne jemi deshimtar qe pacinetet edhe në vendet më të zhvilluara të botës siq është Zvicëra, Anglia, SHBA, Gjermaina etj. pa nevojë marrin shumë medikamente, të cilat kanë shumë pasoja anësore.

Në resvistën më prestigjioze të botës së mjeksisë, Britsih Medical Journal, autorët McCombie dhe kolegët (2015) në artikullin e tyre «Beating type 2 diabetes into remission» demonstruan shkënctarisht se diabeti typ 2 mund të shërohet nese pacienti i humbë 15 kiligram peshë. (Refrenca: Beating type 2 diabetes into remission. BMJ 2017;358:j4030 doi: 10.1136/bmj.j4030 (Published 2017 September 13).

Brook dhe kolegët, në studimin e tyre “Beyond Medications and Diet: Alternative Approaches to Lowering Blood Pressure. A Scientific Statement from the American Heart Association. Hypertension” në revisten shkencore prestigjioze amerikane “American Heart Association” dëshmuan se meditimi transcendental mund ta zavendësojë marrjen e mdikamentit kundër hypertensionit. (Refernca: Brook RD et al., Beyond Medications and Diet: Alternative Approaches to Lowering Blood Pressure. A Scientific Statement from the American Heart Association. Hypertension, 61:00, April 2013.)

Këto refernca shkëncore të siperpërmendeura nga burime valide kredibile si dhe mijëra të tjera deshmojnë se argumetet qe zotri Hetem Ramadani solli në emisionin Rubikon, ishin të bazuara në evidencë shkencore.

Konkludim:

Ne profesionistet e shëndetësisë bëjmë një punë të madhe në mirëmbajtejen e shëndetit të popullit, por pasi qe rezultatet nuk janë ato qe populli më meritë pret nga ne, një qasje tjeter është domosdoshmëri e kohës.

Profesionistët shëndetësor nuk duhet të kenë frikë nga kritikat merituese, sepse këto na nxisin të reflektojmë dhe të jemi më inovues, që të kemi rezultate më të mira në shëndetësi.

Trendet në shëdnetësi duhet reflektuar dhe duhet gjetur alternativat. Shëndetësia alternative është duke luajtur një rol shum të rëndesishësm në shtetet e perëndimit. Ne, tani kemi edhe profesor të shëndetësisë alternative dhe mjek të specializuar në mjekësisë e stilit të jetës, të cilët çdo gjë qe e aplikojnë e vertetojnë me evidencat më të sofistikuara të shkences. Ata duke përdorur mtodat alternative të shërimit, menjanojnë aplikimin e medikamenteve në trajtimin e pacineteve.

Zotri Hetem Ramadini, i cili rreth 40 vite autodidaktikisht ka marrë njohuri të thella të bazuara në shkencë rreth fiziologjisë së trupit të njeriut, si dhe nga shëndetësia alternative dhe këto njohuri po i dëshmon më rezulatet e tij briliante, në shërimin e sëmundjeve, të cilat mjeksia konvencionale i sheh si të pashëruara, nuk duhet të shiqohet si rrezik për mjekët e Kosovës dhe më gjër. Fundja, pacienteve nuk ju interson kush i shëron ata, qënësore është që ata të shërohen.

Referencat:

Brook RD et al., Beyond Medications and Diet: Alternative Approaches to Lowering Blood Pressure. A Scientific Statement from the American Heart Association. Hypertension, 61:00, April 2013

Anna Wanner (2014). Jede dritte Operation ist überflüssig – die Gründe sind vielfältig» – Aargauer Zeitung Zuletzt (18.12.2014) https://www.aargauerzeitung.ch/schweiz/operationen-ueberfluessig-unnoetig-ueberfluessige-operationen-aerzte-operieren-rechte-der-patienten-patientenrechte-ueberversorgung-128669930

Louise McCombie researcher, Wilma Leslie researcher, Roy Taylor professor, Brian Kennon
Naveed Sattar professor, Mike E J Lean (2017). Beating type 2 diabetes into remission.
BMJ 2017;358:j4030 doi: 10.1136/bmj.j4030 (Published 2017 September 13)

Martin Vetterli (2016). Auch die beste Medizin hat Grenzen. Beobachter (19.07.2016)
https://www.beobachter.ch/gesellschaft/editorial-auch-die-beste-medizin-hat-grenzen?fbclid=IwAR1ik0Jfn8oBbDnMQCO5qHMOVb7lSoXixPRqvVTXspbMLuOoCbGXvYt4Ekg

Swiss Federal Statistical Office (2016). Kosten und Finanzierung des Gesundheitswesens 2016: Provisorische Daten Gesamtgesundheitsausgaben 2016 bei 80,7 Mrd. Franken.

Autori:
Prof. Dr. Fadil Çitaku, PhD, MME (Uni Bern)
Themelues i Akademisë së Shkencave të Lidershipit në Zvicer, Cyrih (www.alssedu.ch); Shkënctar i Lidershipit dhe Inteligjencës Emocionale; Profesor për PhD, Msc. dhe MAS. Zbulues i Modelit te Lidershipit sipas Çitakut në shtetet: Zvicer, Gjermani, Austri, USA, Kanada dhe Britani të Madhe. Supervisor në Universitetin Prestigjioz Shtetror të Zvicrës ETH. Kontakti: [email protected]

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu