Trajneri i Barcelonës e konfirmon interesimin për lojtarin e Serie A

0
Gjigandi

Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez është një nga objektivat kryesore të Barcelonës.

Lajmi është bërë i ditur nga trajneri i Barcelonës, Quique Setien, shkruan ‘Gazzetta dello Sport’.

Setien rrëfen se 22-vjeçari ishte tashmë një ‘lojtar i shkëlqyeshëm’ dhe se Barcelonës i pëlqejnë ky lloj i lojtarëve.

“Ai është një lojtar i rëndësishëm, një lojtar i shkëlqyeshëm dhe Barcelona gjithmonë është e interesuar për lojtar të shkëlqyeshëm. Por, në këto kohë pa futboll, një emër tjetër del çdo ditë”, ka deklaruar Quique Setien.

Martinez që ka shkëlqyer me paraqitjet e tij në Serie A, shihet si zëvendësues i sulmuesit uruguain të Barçës, Luis Suarez.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu