Policia ka zhvilluar një kontroll në terminalin e kontejnerëve në Portin e Durrësit. Objekti i kontrollit ishte një kontejner me banane që vinte nga Ekuadori. Policia evidentoi që kontejneri nuk kushte në rregull plumbosjen. Dyshohet se ishte hapur dhe mos kishte drogë. Operacioni u zhvillua nga një grup pune me përfaqësues të Prokurorisë për Krimet e Rënda, agjentët doganorë, efektivët e policisë së Durrësit, si dhe agjentë të antidrogës.