Trafikonin vepra arti për 25 mijë euro me “Toyota”, arrestohen 3 persona në Durrës

0
Gjigandi

Janë arrestuar në Durrës 3 persona, të cilët trafikonin vepra arti të antikitetit kundrejt shumës 18 deri në 25 mijë euro secila.
Dyshohet se veprat e antikitetit, pjesë e trashëgimisë kulturore vidheshin në Parkun e Apollonisë.

Të arrestuarit janë A.V., 49 vjeç, A.V., 37 vjeç dhe R.Z., 48 vjeç. Veprat i siguronte njëri dhe dy të tjerët gjenin klientelën për t’i shitur.

Njoftimi i Policisë:

RonaTyra

Durrës- Finalizohet operacioni policor i koduar “Antikat”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të veprave të artit.

Operacioni u zhvillua nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Durrës dhe u finalizua pas tri javë hetimesh.

Sekuestrohen dy vepra që i përkasin periudhës së antikitetit, pjesë e trashëgimisë kulturore.

Veprat do shiteshin kundrejt shumës 18 deri në 25 mijë euro secila.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, pas disa javë hetimesh të kryera për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të veprave të artit, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Antikat”.

Në kuadër të këtij operacioni, në zonën e Currilave, u kapën dhe u arrestuan në flagrancë në tentativë për shitje të dy veprave të antikitetit, shtetasit:

  1. V., 49 vjeç, banues në Fier, i cili drejtonte automjetitn tip “Toyota”, ku u gjetën veprat e artit;
  2. V., 37 vjeç dhe R. Z., 48 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Shtetasi A. V. siguronte veprat e artit, ndërsa dy shtetasit e tjerë gjenin klientelën për shitjen e tyre.

Vijon puna për zbardhjen e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i veprave të artit dhe kulturës”, e kryer në bashkëpunim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu