Trafikantët shpojnë murin kufitar në ShBA dhe fusin me kamion disa imigrantë

0
Gjigandi

Trafikantët e njerëzve e kanë krijuar një hapësirë të madhe në murin kufitar mes Meksikës dhe Shteteve të Bashkuara dhe në të e kanë futur një kamion me dhjetëra imigrantë ilegalë.

Raportohet se kamioni që e përdorën trafikantët ishte i vjedhur, ndërsa rojet kufitare më vonë e gjetën dhe e arrestuan shoferin e kamionit.

Vozitësi u mundua të ikte, por ai dhe 15 udhëtarë u kapën pas një ndjekjeje të shkurtër. Ata më pas u dërguan në paraburgim.

Në mesin e pasagjerëve ishin 14 meksikanë të moshës 15 deri 53-vjeçare dhe një burrë e një grua nga Guatemala.

Zyrtarët amerikanë thanë se një organizatë kriminale e kishte vënë në shënjestër pjesën e vjetër të murit kufitar në përpjekje të qartë për trafikim të njerëzve.

RonaTyra

Ndryshe, presidenti amerikan, Donald Trump, ka siguruar miliarda dollarë për ndërtimin e murit në kufi me Meksikën duke fituar qasje në mjetet e kushtuara për ushtrinë.

Ndërtimi i këtij muri ishte njëri ndër premtimet kryesore të presidentit amerikan gjatë fushatës së vitit 2016, shkruan “Daily Mail”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu