Totti: Kam mundur të luaj për rivalin e urryer të Romës

0
Gjigandi

Francesco Totti, legjenda e Romës dhe ish-futbollisti i Kombëtares italiane është rikthyer edhe një herë të flasë për karrierën e tij të gjatë.

Edhe pse ai bëri emër vetëm me një klub si Roma, Totti ka qenë një nga ato futbollistë që të gjithë e donin për shkak të aftësisë që zotëronte.

Legjenda verdhekuqe u tërhoq nga futbolli aktiv në sezonin 2016-2017, duke arritur që në të gjithë karrierën e tij të shënonte 307 gola në 785 paraqitje në “Qytetin e Përjetshëm”. Megjithatë 43 vjeçari është rikthyer pas në kohë, pikërisht në fillimet e karrierës së tij.

““Nëna ime ishte tifoze e Lazios për shkak të gjyshes sime. Unë po luaja për Lodigiani dhe vëllai im Riccardo më thirri së bashku me prindërit e për të folur për dy opsionet që më ishin ofruar. Unë nuk kisha dyshime, babi dhe vëllai im ishin tifozë të Romës”, zbuloi Totti për revistën spanjolle Liberto.

“Unë zgjodha Romën, por familja ime do të donte që të kisha zgjedhur Lazion, sepse do të më kishin paguar më mirë. Fatmirësisht, mora vendimin e duhur”, shtoi ai.

RonaTyra

Por, Totti tregon gjithashtu se si në vitin 2003 ishte shumë pranë kalimit te skuadra e Real Madrid, por që çdo gjë u prish në sekondat e fundit.

“Në vitin 2003, kisha edhe një vit kontratë me klubin e Romës dhe kisha disa probleme me presidentin e asaj kohe. Real Madrid më ofroi një shumë të lartë, rreth 20 apo 25 milionë euro, plus disa para për Romën, 80% isha i sigurt se do të largohesha, sepse s’po kaloja momente të mira në Romë”, tregoi ai.

“Ma ofruan numrin 10, sepse Figon po e shisnin te Inter. Do të isha futbollisti më i paguar pas Raulit, kapitenit. Mendova gjatë për këtë ofertë. Ilary, bashkëshortja ime (para se të martoheshim) më tha se do ta linte punën për të më ndjekur mua me në Madrid”, shtoi ai.

“Në fund presidenti i Romës Sensi foli me mua dhe sqaruam gjithçka dhe unë qëndrova. Vendimi erdhi nga zemra, ku familja, miqtë dhe Roma kanë shumë rëndësi”, përfundoi ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu