Ishin afër transferimit të Lionel Messit

0
Gjigandi

Presidenti i Getafes, Angel Torres, ka zbuluar se klubi i tij kishte qenë afër transferimit të Lionel Messit gjatë vitit të parë ose të dytë të argjentinasit në Barcelonë.

Torres thotë se kishte pasur marrëdhënie të mira me ish-presidentin e klubit katalunas, Joan Laporta.

“Unë gjithmonë kam pasur marrëdhënie të mira me Laportan, ai është një djalë qesharak dhe do të doja ta takoja sërish”, u shpreh Torres për të përditshmen spanjolle “Marca”.

“Në vitin e parë ose të dytë të Messit ne thuajse e kishim kryer ardhjen e tij në huazim. Në fund, Rijkaardi nuk pranoi dhe ne mbetëm vetëm me dëshirën tonë”, ka deklaruar Torres.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu