Totti ka humbur orën Rolex, ka një lutje për atë që e zotëron

0
Gjigandi

Francesco Totti po kërkon dëshpërimisht orën e humbur.

Nuk është shaka. Legjenda e Romës ka bërë një thirrje të përzemërt në rrjetet sociale për të gjetur Rolexin që ka hubmur.

Kapiteni historik i verdhekuqve në një postim të shpërndarë edhe nga bashkëshortja e tij, Ilary Blasi, synon të prekë në ndërgjegje fatlumin që e ka gjetur sendin, që për të është shumë i rëndësishëm.

“Djem, kam humbur orën time me të cilën kam qenë shumë i lidhur dhe kam ndarë tërë karrierën time. Ju bëj thirrje të gjithëve me shpresën se mund ta gjeni. E di që është pothuajse e pamundur, por përpjekja nuk bën dëm. Është një Daytona çeliku me një fushë të bardhë dhe në rrip ka dy pllaka me shkronjën C (Cristian dhe Chanel). Ju falënderoj paraprakisht dhe ju lë një adresë: 348 8888940. Ju premtoj se do të vij personalisht ta marr“, është mesazhi i Tottit.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu