Pozitiv

0
Gjigandi

Amen Ogbongbemiga, lojtar i skuadrës së Oklahoma State në NFL (National Football League) në Amerikë, ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Ai ka marrë pjesë në protestat e organizuara në Tulsa të Amerikës, pas vrasjes së George Floyd.

Lajmin e konfirmoi vetë lojtari në “Twitter”, duke thënë se gjatë kohës që ishte në manifestim ka mbajtur maskë dhe doreza.

“Ju lutem, nëse do të shkoni të protestoni, kujdesuni për veten tuaj, të jeni të sigurt”, ka shkruar lojtari në rrjetet sociale.

Pas këtij lajmi, të gjithë lojtarët dhe stafi i ekipit të Oklahoma State i janë nënshtruar testeve, për të parë nëse ka të tjerë persona pozitivë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu