Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, ish-presidenti Bamir Topi u shpreh se gjithçka që ka ndodhur në PD, të paktën deri në 9 shtator, çfarë ka bërë Basha është pranuar nga Berisha.
Sipas tij, Basha asnjëherë nuk arriti të krijojë personalitetin e tij dhe se sot po shihet një figurë e vogël politike e Bashës për mënyrën se si ai është sjellë në politikë.
Topi: Gjithçka që ka ndodhur në PD, të paktën deri në 9 shtator, çfarë ka bërë Basha është pranuar nga Berisha. Basha asnjëherë nuk arriti të krijojë personalitetin e tij. Basha ndryshe në institucion, ndryshe në paraqitje.
Sot po shohim një figurë të vogël, jo pasojë e kolegëve të tij apo Berishës, por e mënyrës se si ai është sjellë në politikë.