Le të analizojmë më me detaje shpenzimet e detyrueshme mujore që ka një bujtinë në veri të vendit. Do të marrim në shqyrtim një bujtinë me 15 dhoma në Theth. Analiza do të bëhet për taksat lokale, tatimet, taksën e fjetjes, taksën e turistit, kontributet, pagat e punonjësve dhe shpenzimet e tjera të detyrueshme.
Referuar këtyre të dhënave mesatarisht një bujtinë që është në gjendje pune ka shpenzime mujore mbi 6 milionë lekë të vjetra. Dhe për të kompensuar shpenzimet, ata duhet të kenë deri në 10 turistë të huaj çdo ditë, përgjatë sezonit turistik.
Shkodra jo vetëm si rreth por edhe si qytet vitet e fundit ka njohur rritje në turizëm. Liqeni i Shkodrës, kalaja dhe rrugicat tradicionale kanë fituar zemrat e atyre që quhen turistë patriot. Në afërsi të këtij qyteti ndodhet plazhi i Velipojës me një larmi hotelesh, baresh e restorantesh. Vija bregdetare këtu është mahnitëse. Ajo ndërthuret me lumin e Bunës si dhe me pemët që i mbushin me oksigjen mushkëritë e Velipojës.
Shumë biznese që ishin ndërtuar përgjatë vijës bregdetare të Velipojës janë prishur javën e dytë të qershorit. Banorët dhe bizneset kanë reaguar duke i quajtur shembjet e paligjshëm dhe se janë bërë shembje selektive. Pikëpyetje e madhe është nëse një vendim i tillë duhet të ekzekutohej në këtë moment. Tani që i gjithë vendi po kalon vështirësi ekonomike për shkak të Covid 19.
Në këtë plazh ndodhet një nga resorët më të mëdhenjtë në vend. Ai konkurron denjësisht me resorët e Turqisë që janë të preferuara nga shqiptarët. Normalisht që edhe këtu ndihet mungesa e turistëve, por e ardhmja shihet me optimizëm. Këtu kryesisht janë turistët nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi e diaspora që ushtrojnë turizmin patriotik.
Burimi: top-channel.tv