Banorët e fshatit Kutë janë më qëndrestarët në betejën për Vjosën. Në fakt, ata janë ndër më të goditurit nga projekti i digës së Poçemit. Të gjitha tokat bujqësore dhe kullotat do të përmbyteshin. Pra, e gjithë ekonomia e fshatit do të shkatërrohej.
“Është lidhur gjithë jeta, gjithçka me fushat, me pronat, plus janë bërë investime të mëdha, vreshtari”, thotë banori në fshatin Kutë. “Vjosa është jeta jonë. Lahemi këtu, punojmë, ushqehemi, kapim peshk, udhqehemi kemi tokat”, thotë banori në fshatin Kutë. Këta banorë shprehen të vendosur për ti shkuar deri në fund betejës kundër hidrocentralit të Poçemit.
“Themi se do fitojmë, nuk ndalemi deri momentin e fundit, se lejojmë qeverinë ta bëjë. Themi se nuk do ndërtohet se ne do japim dhe jetën për Kutën”, thotë banori në fshatin Kutë. “Për ne Vjosa është gjithçka, në kuptimin e plotë fjalës”, thotë banori në fshatin Kutë.
Sot që flasim, grupimet e ambjentalistëve shqiptarë e të huaj, në bashkëpunim me banorët e fshatit Kutë kanë arritur të fitojnë një betejë të madhe kundër hidrocentralit të Poçemit, por ende lufta nuk ka përfunduar.
Burimi: top-channel.tv