Toka, vilë luksoze dhe 4 makina, sekuestrohen pasuritë e të dënuarit për trafik narkotikësh në Sh…

0
Toka, vilë luksoze dhe 4 makina, sekuestrohen pasuritë e të dënuarit për trafik narkotikësh në Sh…
Gjigandi

Policia e Shtetit ka njoftuan sot sekuestrimin e disa pasurive që i përkisnin shtetasit Gentian Sharra dhe familjarëve të tij në Elbasan.

Drejtori i Policisë Elbasan, Ardian Çipa, tha se këto pasuri, vila, biznese, toka arë dhe të tjera, ishin përfituar nga aktiviteti kriminal.

“Gentian Sharra, 48 vjeç, banues në Elbasan, i dënuar më parë, me aktivitet kriminal në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike, i dyshuar për grabitjen e një sasie të madhe parash në Rinas, si dhe i arrestuar në kuadër të operacionit policor Golden bullet”, tha Çipa.

Çipa tha gjithashtu se vijojnë kontrollet në të gjithë qarkun për evidentimin dhe kapjen e personave që qarkullojnë me armë pa leje dhe që tentojnë të kryejnë vepra penale në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike.

I pyetur nëse në operacionin e një dite më parë, i zhvilluar në Elbasan, ishte objektiv arrestimi i të shumëkërkuarit Talo Çela, Çipa tha: “Hetimet për çdo person, përfshi edhe atë të personit në fjalë, janë intensive, janë në rrugën e duhur dhe besoj do të ketë rezultate në këtë drejtim”.

RonaTyra

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu