Tjetër lajm i madh për djelmoshat e artë të Kosovës

0
Tjetër lajm i madh për djelmoshat e artë të Kosovës
Gjigandi

Tjetër lajm i madh për djelmoshat e artë të Kosovës!

Nuk kanë të ndalur lajmet e mira për “Bad News Eagle”.

Ekipi ynë që e bëri historinë në CS:GO duke shkuar deri në turneun PGL Major Antwerp, ku morën pjesë ekipet elitare të botës, e ka marrë edhe një lajm të madh.

Në fakt, ekipi “BNE” është renditur në vendin e parë në ranglistën e skuadrave nga Ballkani.

Pra, “Bad News Eagle” prijnë në tabelë, duke i lënë prapa të gjitha ekipet e rajonit.

RonaTyra

E ditë më parë, “BNE” përfundoi në vendin e 20-të të renditjes botërore, një tjetër rezultat i jashtëzakonshëm ky, duke i lënë prapa ekipet e njohura botërore të kësaj loje.

Djelmoshat e artë të “Bad News Eagle” u bënë sensacion së fundmi më arritjet historike në Kampionat Botëror.

Sukseset e tyre i përshëndeti edhe kryeministri Albin Kurti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu