Cristiano Ronaldo dhe krioterapia me djalin e tij, rrjeti tregohet i ashpër me të

0
8
Gjigandi

Cristiano Ronaldo ka postuar një foto në rrjetet sociale me Cristiano Jr., djalin 11-vjeçar, që luan në akademinë e të rinjve të Manchester United.

Të dy po i nënshtroheshin një seance krioterapie dhe menduan të ekspozonin fizikun e tyre të skalitur.

“Kohë rikuperimi me të dashurin”, – ka shkruar sulmuesi i Manchester United, i cili zakonisht i nënshtrohet kësaj praktike në fund të seancave stërvitore për të nxitur qarkullimin e gjakut dhe për të ulur lodhjen.

Ronaldo filloi ta përdorte makinën e krioterapisë që në vitin 2013, kur ishte lojtar i Real Madridit dhe kërkoi që ajo të instalohej edhe në Manchester. Fotoja me të birin ka mbledhur më shumë se 10 milionë pëlqime në më pak se 12 orë dhe ka ngjallur shumë reagime.

Disa vlerësuan qëndrueshmërinë e portugezit 37-vjeçar, i cili ishte shumë i vëmendshëm ndaj fizikut të tij, të tjerë kritikuan përpikërinë e tij të tepruar dhe përfshirjen e djalit të tij të vogël në një praktikë të pazakontë për një djalë 11-vjeçar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu