Një person është aksidentuar mbrëmjem e sotshme, në qendër të kryeqytetit, pasi humbi kontrollin e motorrit.
I plagosuri me inicialet A.M është dërguar me urgjencë në spital dhe momentalisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:35, ku i plagosur ka qenë duke lëvizur me një motor dhe ka humbur drejtimin, për pasojë është aksidentuar.
Njoftimi i policisë:
Me datë 17.07.2020, rreth orës 21:35, në Lanabregas,motorri me drejtues shtetasin A.M., ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rrugë, për pasojë është dëmtuar dhe u dërgua menjeherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.