Tirane/ Vetëplagoset 49-vjeçari , ndërron jetë në spital – Lajmi i Fundit – Lajme

0
Gjigandi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë, ku një 49-vjeçar është vetëplagosur me armë gjahu dhe për pasojë ka humbur jetën.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën “Skënder Jareci”. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 14:50, në rrugën “Skënder Jareci”,  dyshohet se si pasojë e depresionit  është vetëplagosur  në banesë  me armë gjahu  shtetasi A. B., 49 vjeç, i cili u dërgua në spital për ndihmë mjekësore. Si pasojë e plagëve të marra,shtetasi A. B ka ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor  po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu