Tirane/ Ushtronte aktivitetin e lojrave te fatit ne lokal, arrestohet pronari – Lajmi i Fundit

0
Gjigandi

Policia e Tiranës ka arrestuar pronarin e një lokali në kryeqytet, pasi përdorte biznesin e tij për drogë dhe lojëra fati. Në pranga ka rënë 27-vjeçari D. Sh., i cili në lokalin “Bar Kafe”, në rrugën “Konferenca e Pezës”, lejonte ushtrimin e aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit dhe shpërndarjes e përdorimit të lëndëve narkotike. Gjatë kontrollit, uniformat blu kanë sekuestruar kanabis, letra bixhozi, thikë dhe dy targa automjetesh. Njoftimi i policisë:TiranëVijojnë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme, në fushën e lojërave të fatit. Evidentohet dhe goditet një rast i zhvillimit të lojërave të fatit dhe vënies në dispozicion të lokalit për zhvillimin e tyre. Njëkohësisht, evidentohet dhe sekuestrohet lëndë narkotike dhe armë e ftohtë. Arrestohet pronari i lokalit ku ushtrohej veprimtaria e paligjshme. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 Tiranë, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se në ambientet e një lokali “Bar kafe”, në rrugën “Konferenca e Pezës” ushtrohej aktiviteti i paligjshëm i lojërave të fatit dhe i shpërndarjes e përdorimit të lëndëve narkotike, kanë ushtruar kontroll të befasishëm në lokalin e shtetasit D. Sh. Gjatë kontrollit, Policia gjeti nje sasi lënde, e dyshuar si cannabis sativa, një valixhe me 340 çipsa, disa palë letra bixhozi, një mjet prerës thikë dhe dy targa automjetesh. Në përfundim të veprimeve, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. Sh., 27 vjeç, banues në Tiranë. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu