Tifozi historik i Valencias në “Mestalla”, nuk e largon as COVID-19

0
Gjigandi

Tifozi i Valencias, Vicente Navarro, i rikthyer në statujë, ishte mbrëmë ‘personi’ i vetëm i ulur në tribunat e ‘Mestalla’, në ndeshjen e vlefshme të La Ligas mes Valencias dhe Levantes.

Valencia dhe Levante zhvilluan ndeshjen e parë që nga muaji mars, pas pezullimit të futbollit në Spanjë shkaku i COVID-19.

Shkaku i COVID-19, në La Liga të gjitha ndeshjet do të luhen pa praninë e tifozëve.

Përjashtim bën Vicente Navarro, i cili për nder të besnikërisë së treguar ndaj Valencias, pas vdekjes së tij, statuja i është vendosur në ‘Mestalla’, për t’i ndjekur përgjithmonë ndeshjet e skuadrës të cilën e mbështeti gjatë gjithë jetës.

RonaTyra

Navarro ka qenë një nga tifozët më të vjetër të Valencias, dhe më i veçanti për nga historia.

Edhe pse në moshën 54 vjeçare kishte humbur shikimin, ai kishte vazhduar të shkonte në ‘Mestalla’, sa herë që Valencian zhvillonte ndeshjet si vendas.

Derisa po zhvillohej ndeshja mes Valencias dhe Levantes, në media është publikuar statuja e tij që qëndron në Mestalla, duke shkruar se është tifozi i vetëm që e ka ‘ndjek’ këtë ndeshje nga tribunat e stadiumit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu