Milan, Inter dhe tani. klubi i Premier League. Hapet ‘ankandi’ për talentin 20-vjeçar shqiptar

0
Milan, Inter dhe tani. klubi i Premier League. Hapet ‘ankandi’ për talentin 20-vjeçar shqiptar
Gjigandi

Sipas gazetarit italian Gianluigi Longari, Newcastle United, skuadra e Premier League, ka hyrë në garë për të nënshkruar me mesfushorin shqiptar Kristjan Asllani, pjesë e Empolit. Në javën e ardhshme pritet një takim mes përfaqësuesve të të dyja klubeve për lojtarin në fjalë.

Megjithatë, “Magpies” do të përballen me një konkurrencë të fortë nga Interi i Milanos, që beson se ka avantazh në “gjuetinë” e 20-vjeçarit shqiptar falë lidhjes solide me klubin e tij mëmë. Milani, kampion i Italisë, është gjithashtu në garë për mesfushorin-mbrojtës me pritshmëri të larta.

Merkatoja e verës hapet këtë javë dhe Newcastle ka shtuar përpjekjet e tij për të rekrutuar futbollistë të spikatur, me trajnerin Eddie Howe i etur për ta forcuar skuadrën në të gjitha repartet. Ndër emrat e lojtarëve të rinj, mesfushori i Empolit, Asllani, është në radarin e tij.

Në fakt, klubi anglez ka kërkuar një takim me Empolin për të nisur bisedimet, të cilat do të zhvillohen këtë javë, sipas Alfredo Pedulla, specialistit të merkatos. Pasi ka përparuar në formacionin e të rinjve të Empolit, talenti 20-vjeçar shqiptar ka shijuar një sezon të ri mbresëlënës në Itali, pasi debutoi në Serie A me të rriturit në fillim të vitit 2021.

Empoli ishte një klub i sapo promovuar në Serie A këtë sezon, por performoi në mënyrë të shkëlqyeshme, duke përfunduar në vendin e 14-të. Zhvillimi i Asllanit ishte evident, sepse bëri gjithsej 23 paraqitje në sezonin e tij debutues në Serie A. Ai ka qenë një nga pikat kryesore të skuadrës italiane.

RonaTyra

Shfaqjet mbresëlënëse dhe potenciali i mesfushorit-mbrojtës shqiptar me sa duket kanë rënë në sy të të dyja klubeve të Milanos, por edhe një nga Premier League i ka “hedhur grepat” për të. Asllani është cilësuar si objektivi kryesor i Interit për alternativë të Marcelo Brozovic në sezonin e ardhshëm, një pozicion që besojnë se do të duhet të plotësohet këtë verë.

Një mesfushor i thellë dhe me aftësinë për të operuar në pozicione të avancuara, Asllani mund të jetë një objektiv i qëndrueshëm për Newcastle. Megjithatë, raportet në Itali pohojnë se Asllani preferon të vazhdojë zhvillimin e tij në Serie A, por nuk e ka përjashtuar mundësinë e një transferimi jashtë shtetit, aq më tepër në Angli.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu