Shkëlqen Luiza Gega, thyen rekordin e vet kombëtar në 3000 metra me pengesa

0
Shkëlqen Luiza Gega, thyen rekordin e vet kombëtar në 3000 metra me pengesa
Gjigandi

Luiza Gega shkëlqen në Holandë, duke thyer rekordin kombëtar të garës 3000 metra me pengesa. Atletja jonë e spikatur e ngushtoi me 4.5 sekonda rekordin shqiptar në këtë disiplinë gjatë mitingut “FBK Games 2022”, që u zhvillua në Hengelo të Holandës.

Sportistja kuqezi arriti në finish duke shënuar kohën 9:15.48, rreth 4.5 sekonda më pak se rekordi i mëparshëm në këtë disiplinë, 9:19.93, i vendosur po nga ajo në Botërorin e vitit 2019 në Doha.

Në garë, Gega doli e dyta pas ugandezes Peruth Chemutai (kampione olimpike), që triumfoi me kohën 9:14.00, e cila është edhe kampione e Olimpiadës së fundit që u mbajt në Tokio.

Atletja jonë, jo vetëm që theu rekordin e 3000 m/p, por dha kohën më të mirë personale. Me këto rezultate vazhdon të jetë sportistja më e mirë shqiptare.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu