Çështja e zhvillimit të Lojërave Olimpike të Tokios në vitin 2021 po kthehet në debat.
Kryeministri i Japonisë ka deklaruar se ato mund të shtyhen sërish nëse nuk normalizohet situata e shkaktuar nga Koronavirusi.
Në një intervistë për BBC Sport, Presidenti i komitetit të Lojërave Olimpike, Thomas Bach, shprehet se lojërat në Tokio do të anulohen përfundimisht nëse vendi nuk është i gatshëm që t’i zhvillojë ato në 2021.
Ai shprehet se vera e ardhshme është dhe mundësia e fundit që Japonia do të ketë për zhvillimin e Lojërave Olimpike.
“Në njëfarë mënyre unë e kuptoj pozicionin e Japonisë. Por nuk mund të punësosh 3 mijë ose 5 mijë persona për organizimin e lojërave” – shprehet ai për BBC Sport. Bach shprehet se riorganizimi i Lojërave Olimpike është një detyrë shumë e madhe dhe kërkon një angazhim të jashtëzakonshëm.