Milan pas anëtarit të Burnley

0
Gjigandi

Milan po interesohet për transferimin e lojtarit të Burnley.

Jeff Hendrick është lojtari që ka tërhequr vëmendjen e skuadrës së Milan, e cila synon të përforcohet me disa emra të ri.

Irlandezi filloi karrierën e tij me Derby County, duke bërë më shumë se 200 paraqitje për Rams, para se të bashkohej me Burnley, për një transferim rekord të klubit, për 11.8 milionë euro.

Ai ka luajtur 139 ndeshje në ‘Turf Moor’, duke luajtur në Premierligë në secilin prej katër sezoneve që ishte pjesë e skuadrës.

Hendrick ka përvojë edhe me kombëtaren e Irlandës, ku ka regjistruar 54 paraqitje, duke shënuar dy herë.

RonaTyra

Ai ishte pjesë e kombëtares së tij edhe në Evropianin e vitit 2016. Mbetet të shihet se sa do të ofrojë Milan për kartonin e tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu