Thiago Silva ka folur lidhur me të ardhmen e tij.
Mbrojtësi brazilian, Thiago Silva, ka folur lidhur me të ardhmen e tij, pasi pas finales së Kupës do të largohet nga PSG.
Veterani do të largohet nga Parisi pas tetë sezoneve të luajtura, ku ka regjistruar më shumë sesa 300 paraqitje.
Lidhur me këtë situatë, Thiago Silva ka thënë se nuk dëshironte largimin, por jo gjithçka varet nga dëshira e tij.
“Do të kemi kohë të flasim për këtë më vonë. Nuk doja largimin, por vendimi veçse ishte marrë”, ka thën Thiago Silva.
“E respektoj vendimin dhe do ta respektoj deri në fund”, ishin fjalët e brazilianit.
Thiago Silva synon trofeun e radhës me PSG, para se t’i jap lamtumirën e fundit skuadrës.