Korçë/ Hajdutët hyjnë për të vjedhur në Kishë, dëmtojnë impiantin me 500 litra gaz

0
Gjigandi

Tentativa për të vjedhur kishën Katolike Ringjallja në Korçë, për pak sa nuk ka shkaktuar një ngjarje të rëndë. Mësohet se falë ndërhyrjes në kohë të shërbimit zjarrfikës dhe specialisteve të gazit, u bë e mundur evitimi i një shpërthimi gazi.

Sipas burimeve thuhet se e gjithë kjo ka ardhur si pasojë e dëmtimit të impiantit të bombolës 500 litershe, pronë e kësaj kishe, nga persona të cilët kane hyrë për të vjedhur në ambientet e saj.

Pranë kishës, ndodhet njëri prej fakulteteve të Korçës Gjykata si dhe pallate e biznese, çka sipas specialistëve, shpërthimi i kësaj depozite do të kishte dëme të pallogaritshme. Pas lajmërimit, policia ka bërë rrethimin në distance te vendit per te shmangur çdo ngjarje te mundshme, ndërsa po punojnë për te zbardhur ngjarjen si dhe gjetjen e autorëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu