Tesla-s iu jepet drita e gjelbër që të rihapë fabrikat e prodhimit në Kaliforni

0
Gjigandi

Mosmarrëveshja e Tesla me autoritetet shëndetësore në Kaliforni lidhur me rihapjen e fabrikës së saj kryesore të automjeteve, që binte në kundërshtim me urdhërat e mbylljes së koronavirusit duket se po i vjen fundi

Firma automobilistike zhvendosi përqendrimin e tij në rifillimin e operacioneve në një Gigafactory që prodhon baterinë në Nevada.

Departamenti i Shëndetit Publik i Qarkut Alameda njoftoi në Twitter herët të mërkurënse uzina e Fremontit, Kaliforni do të jetë në gjendje të rrisë ‘operacionet minimale të biznesit’ këtë javë dhe të fillojë të prodhojë automjete të hënën tjetër, për aq kohë sa ajo i përmbahet masave paraprake të sigurisë së punëtorëve, për të cilat ra dakord.

Vendimi vjen një ditë pasi shefi ekzekutiv i Tesla-s, Elon Musk, kundërshtoi urdhrin e qarkut për të mbajtur të mbyllur fabrikën deri në fund të muajit dhe kushtëzoi autoritetet që ta arrestojnë atë, në mënyrë që të ri-fillojë prodhimin ndërmarrja e tij.

Departamenti i Shëndetësisë nuk ka treguar nëse Musk do të përballet me ndonjë ndëshkim lidhur me deklaratat e vendimet e ndërmarra. Sipas ligjit shtetëror, autoritet lëshojnë gjobë deri në 1.000 dollarë në ditë ose deri në 90 ditë burg në rast veprimi në kundërshtim të urdhrave shëndetësor.

RonaTyra

Ndërkohë, Tesla njoftoi për hapjen e tërësishme të Gigafactory-t në Reno, të Nevadës në ditët e ardhshme nëpërmjet një poste elektronike të dërguar tek punonjësit, të siguruar nga ‘The Verge’.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu