Rummenigge: Tani e gjithë bota do ta shikojë Bundesligën

0
Gjigandi

Drejtori i përgjithshëm i Bayern Munich, Karl Heinz Rummenigge, ka dhënë mendimin e tij për vazhdimin e sezonit në Bundesligë.

Kampionati gjerman, do të jetë kampionati i parë që po rikthehet këtë fundjavë pas pezullimit të detyrueshëm nga COVID-19.

Qeveria gjermane i ka dhënë leje Bundesligës për vazhdimin e sezonit, me ndeshjet e para që do të luhen ditën e shtune.

Rummenigge beson se rikthimi i Bundesligës do të rrit interesimin e tifozëve për futboll në gjithë botën, duke pritur që kampionatin gjerman ta shohin miliarda tifozë.

RonaTyra

“Rinisja e kampionatit do të ndodh më 16 maj, siç tha qeveria. Fundjava është më e qëndrueshme me futboll sesa pa të”, ka deklaruar Rummenigge.

“Bundesliga do të jetë kampionati i vetëm që do të transmetohet në televizion. Unë mendoj se miliarda tifozë do të na shohin”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu