Kampioni olimpik i vitit 1984 (Los Anxhelos) dhe fituesi i medaljes së argjendtë olimpike në vitin 1988 (Seul), ish mundësi Shaban Tërstena, iu është mirënjohës të gjithë pjesëmarrësve në ceremoninë e ndarjes së Çmimit Oskari i Artë Olimpik 2019, që u mbajt të martën që e lamë pas në Shkup.
“Te nderuar sportistë, artistë, trajnerë, gazetarë sportiv dhe mediat televizive, me një fjalë, të gjithë ju që keni qenë pranë meje, për shumë vite gjatë rrugëtimit tim të suksesshëm.
Përfundoi ndarja e sivjetme pesë çmimit “Oskari i artë olimpik, që është simbol i medaljes së artë olimpike për njerëz të veçantë, i cili çmimi i parë shkoi në duart e kryetarit të nderit të Federatës së Sporteve të Mundjes të Maqedonisë, z. Vanço Çifliganec.
Oskari i dytë shkoi në duar e Migena Gorenci nga Televizioni i Maqedonisë, redaktore e programit të dytë në gjuhën shqipe të TVM2.
Oskari i tretë shkon në duar e njeriut 60 vite ka punuar për sportin dhe sportistë kryetari shumëvjeçar sportiv i Lidhjes së Sporteve të Shkupit, Gjorgi Kuzmanovski.
Oskari e katër shkoi në duar gazetarit i parë shqiptar shumëvjeçar të sportit Anton Sereçi.
Dhe në fund Oskarin e fundit të artë për sivjet, i cili shkon në duart për gazetarin shumëvjeçar të sportit Mirosllav Naumovski.
Shihemi vitin e ardhshëm, me njerëz të veçantë me emra te tjera që do të jen fitues të Oskarit i vitit 2020”, shkruan Tërstena.