PSG në “qiellin e shtatë”, Messi ka “rilindur” nën urdhrat e Galtier

0
Gjigandi

Viti i ri me histori ndryshe. Kështu mund të cilësohet ky sezon për Lionel Messin. Pas një sezoni të parë që nuk ishte aspak i lehtë për argjentinasit me Paris Saint-Germain, këtë herë “Pleshti” duket se është lideri i madh i kësaj skuadre.

Ndryshimi në pankinë, nga Mauricio Pochettino te Christophe Galtier, bëri të përfitojnë të gjithë, përfshirë Messin. Do të arrijë edhe harmonia me Kylian Mbappe, ndoshta me topat e servirura nga francezi për argjentinasin dhe anasjelltas, por ish-lojtari i Barcelonës duket i gatshëm të shkojë më tej në Paris dhe krismat e muajve të fundit duken si kujtim i largët.

Al-Khelaifi tashmë ka nisur punën. Kështu Luis Campos, drejtori sportiv, me kontributin e Nasser Al-Khelaifi janë duke punuar për të vazhduar aventurën pariziene të “buklës”.

Bisedimet do të nisin pas Kupës së Botës, për Messin është thirrja e dy pjesëve më të rëndësishme të zemrës së tij për të vepruar si kundërvënie.

Nga njëra anë është Barcelona, ​​me Laportën që si grushti i fundit i teatrit për të fundosur kujtimin tashmë të errët të Bartomeu mendon rikthimin e Messit, të cilët i kërkojnë argjentinasit të kthehet në shtëpi, për të mbyllur gjithçka siç duhet aty ku filloi karrierën.

RonaTyra

Ndërkohë nga krahu tjetër Galtier dhe Campos duket se kanë hapur një epokë të re te PSG. Gjithashtu tekniku ka bërë që Messi të “rilindë” nën drejtimin e tij, duke e kthyer atë në një lojtar vendimtarë në skuadrës.

Mbetet të presim për të mësuar se cilën anë të zemrës do të ndjekë “Pleshti” për të ardhmen e tij, teksa e sigurtë është se cilado që të jetë zgjedhja e tij, përsëri Messi është do të jetë “fenomenal”.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu