Tri gjyqtare femra në Botërorin e Katarit, hera e parë në histori

0
Tri gjyqtare femra në Botërorin e Katarit, hera e parë në histori
Gjigandi

Për herë të parë në historinë e Kupës së Botës, në listën e gjyqtarëve të “Katar 2022” janë përzgjedhur tri gjyqtare kryesore femra dhe po aq gjyqtare të linjës (anësore).

Në veçanti, mes 36 gjyqtarëve të zgjedhur nga komiteti i arbitrave të FIFA-s, i kryesuar nga Pierluigi Collina, janë francezja Stephanie Frappart, tashmë pjesëmarrëse edhe në “Euro 2020”, ruandezja Salima Mukansanga dhe japonezja Yoshimi Yamashita.

Mes 69 asistentëve janë Neuza Back (Brazil), Karen Díaz Medina (Meksikë) dhe Kathryn Nesbitt (SHBA). Italia përfaqësohet nga Daniele Orsato, ndihmësi Alessandro Giallatini dhe stafi i VAR-it, Massimiliano Irrati dhe Paolo Valeri.

“Ne jemi shumë të lumtur që kemi qenë në gjendje të thërrasim gjyqtare femra, për herë të parë në historinë e Kupës së Botës. Kjo përfundon një proces të gjatë, që filloi disa vite më parë me përdorimin e gjyqtareve femra në turnetë e FIFA-s për meshkuj, të rinj dhe të rritur, – thotë Collina.

– Në këtë mënyrë theksojmë qartë se për ne ka rëndësi cilësia dhe jo gjinia. Shpresoj që në të ardhmen, përzgjedhja e zyrtarëve elitë të ndeshjeve femra për garat e rëndësishme të meshkujve do të perceptohet si normale dhe jo më e bujshme”.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu