Tatimet: Paga maksimale rritet në 149.9 mijë lekë

0
Gjigandi

Paralelisht me pagën minimale, nga shtatori do të rritet edhe paga maksimale, e cila do të jetë 149,954, nga 141,134 lekë që është aktualisht.

Tatimet kanë njoftuar se duke filluar nga periudha Shtator 2022, paga bazë minimale mujore, në shkallë vendi për punonjësit, e detyrueshme për t’u zbatuar nga çdo person juridik apo fizik, vendas apo i huaj, është 34,000 lekë. (VKM nr. 604, datë 14.09.2022)

Për efekt të llogaritjes së kontributeve të sigurimeve shoqërore, paga bruto mujore, do të jetë:

1. Jo më pak se sa paga minimale mujore, e barabartë me 34,000 (tridhjetë e katër mijë) lekë dhe deri në 149,954 (njëqind e dyzetë e nëntë mijë e nëntëqind e pesëdhjetë e katër) lekë, për personat e punësuar;

2. Jo më pak se paga minimale, e barabartë me 34,000 (tridhjetë e katër mijë)lekë dhe sipas përcaktimit të vetë personit, deri në 149,954 (njëqind e dyzetë e nëntë mijë e nëntëqind e pesëdhjetë e katër) lekë, për personat e vetëpunësuar;

RonaTyra

3. E barabartë me pagën minimale mujore prej 34,000 (tridhjetë e katër mijë) lekë, për punonjësit e papaguar të familjes me të cilët i vetëpunësuari punon e bashkëjeton ligjërisht.

Gjithashtu, për efekt të llogaritjes së kontributeve të detyrueshme të sigurimit shëndetësor, paga mujore do të jetë:

1. Jo më pak se sa paga minimale mujore në shkallë vendi, prej 34,000 (tridhjetë e katër mijë) lekë dhe deri në shumën e pagës bruto, sipas deklaratës së listëpagesës, për personat e punësuar;

2. Sa dyfishi i pagës minimale në shkallë vendi, prej 68,000 (gjashtëdhjetë e tetë mijë) lekë, për personat e vetëpunësuar dhe punonjësit e papaguar të familjes me të cilët i vetëpunësuari punon e bashkëjeton./monitor

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu