Tërmeti, nisin matjet për rindërtimin e shtëpive të dëmtuara në Ndroq dhe Kashar – Lajmi i Fundit

0
Gjigandi

Shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti kanë filluar që të rindërtohen. Menjëherë pas vizitës së kryebashkiakut Erion Veliaj në familjet e Shpëtim Dardhës në “Lagjen e Re” në Ndroq dhe më familjen e Fiqiri dhe Kimete Lamit nga fshati Mazrek në Kashar, kanë filluar matjet për rindërtimin në një kohë sa më të shkurtër të banesave të dëmtuara nga tërmeti.

Sikurse shihni edhe nga këto foto, grupet e punës të përbërë nga ekspertë të ndërtimit, urbanistë dhe përfaqësues të Njësisë Administrative në Ndroq dhe në Mazrek kanë filluar matjet e nevojshme në mënyrë që të nisë sa më shpejt edhe hedhja e themeleve të reja për rindërtimin e tyre. Kryebashkiaku Veliaj theksoi se për banesat e dëmtuara nga tërmeti, do të ketë edhe një procedurë të lehtësuar për marrjen e lejes dhe shmangie të taksave në mënyrë që gjithçka të jetë gati sa më shpejt.  Kompani të ndryshme i janë bashkuar në këtë iniciativë Bashkisë së Tiranës duke marrë përsipër që të rindërtojnë në kohë rekord banesat e dëmtuara.
Pas tërmeteve të vazhdueshme që u ndjenë në Tiranë, të gjitha ekipet e emergjencës së Bashkisë së Tiranës janë në terren për çdo rast të raportuar, për evidentimin e dëmeve dhe nisjen menjëherë nga puna për rikuperimin e tyre.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu