Tentuan të qëllojnë me armë drejt policisë, arrestohen 3 shqiptarët dhe rumuni në Greqi

0
Gjigandi

 

Tre shqiptarë dhe një rumun u arrestuan në orët e para të mëngjesit jashtë një lokali në Avenue Alexandras, në Greqi.

Sipas policisë greke, pak pas orës 02:00, Aksioni i Menjëhershëm është njoftuar për të shtëna me armë brenda lokalit të caktuar.

Efektivët e policisë, të cilët kanë shkuar në vendngjarje, nuk kanë gjetur gëzhoja në zonë, ndërsa më pas kanë lokalizuar në trotuar katër persona të cilët u janë dukur të dyshimtë.

Teksa i janë afruar për kontroll, njëri prej tyre ka nxjerrë një pistoletë dhe ka tentuar të qëllojë ndaj oficerëve të policisë. Shqiptarët dhe romuni u arrestuan, ndërsa njërit prej tyre iu gjet një thikë.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu