Gramsh/ Përmbyset zetori, humb jetën 60-vjeçari

0
Gjigandi

Një shtetas me inicialet V.B. ka ndërruar jetë pasi mjeti bujqësor tip zetor që po drejtonte është përmbysur. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Dumberas të Gramshit. 60-vjeçari ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Në fshatin Dumberas, Gramsh, shtetasi V. B., rreth 60 vjeç, duke drejtuar automjetin bujqësor tip ‘Zetor’, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përmbysur.

Drejtuesi i automjetit shtetasi V. B., ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu