Pas videos së publikuar nga Abc24.al, Policia e Sarandës ka reaguar duke bllokuar 3 mjetet qe shfaqen në pamje

0
Gjigandi

Pas videos së publikuar në Abc24.al, ku shfaqen tre motomjete “Jet Ski” duke bërë gara shumë afër bregut të detit, duke rrezikuar që të përsëritej aksidenti fatal i ditës së sotme në Potam, ka reaguar Policia e Sarandës.

Blutë e Sarandës kanë bllokuar edhe mjetet me të cilët pasditen e sotme, u shfaqen disa të rinj duke bërë gara. Më konkretisht u bë i mundur bllokimi  i dy jetskive në pronësi të shtetasit R.C., dhe një jetski në pronësi të shtetasit R.H.. gjithashtu në fazë verifikimi janë edhe dhjetëra mjete të tjera lundruese, ku janë duke u kryer kontrolle mbi dokumentacionin e tyre.

E përgëzojmë Policinë e Sarandës që pasi media shfaq videon, angazhohen dhe kryejnë detyrën e tyre.

VIDEO/ Tragjedia ndodh në drekë, në darkë sërish gara në det

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu