Bashkia e Tiranës dhuron 150 milion lekë, Veliaj për klubin e Tiranës: Mirënjohës për gjithçka dhanë në fushë

0
Gjigandi

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka përshëndetur këtë të mërkurë futbollistët e klubit të Tiranës.

Përmes një video-live, Veliaj ka dhënë lajmin se Bashkia e Tiranës do të japë një premio prej 150 milion lekësh për kampionët e Shqipërisë.

Veliaj i ka uruar atyre fitore, ku u shpreh se ishte mirënjohës për gjithçka ata dhanë në fushë.

“Ëndërra e dikujt që do të bëhet futbollist mbështetet vetëm nga familja, ndaj dhe uroj më të mirat. Jam krenar, si dhe nuk besoj që do kishte vit më krenar se ky. Kemi vendosur të mbajmë fjalën për çekun e premtuar, prej 150 milionë lekë. Tirana është bërë global, ndaj dhe ekipet do reflektojnë. Unë besoj se duhen bërë disa beteja, ndaj dhe duhet të mendojmë edhe për financat. Duhet zgjidhur njëherë e mirë, ndaj kur i futem betejave në sport, nuk i futem për një emër të përveçëm. Nuk është çështje emrash, por parimesh. Në qoftë se dikush nuk punon dot në të zezë në fasoneri a në piceri, atëherë as në futboll nuk duhet të punojë njeri në të zezë.

Sigurimet shoqërore duhen paguar. Ndaj, duhet t’i çojmë deri në fund këto beteja. Është e mjerueshme sot për Federatën Shqiptare të Futbollit, që të mundemi në shtëpinë tonë nga ekipe modeste, ndaj kjo duhet parë, edhe ku shkojnë këto financa. Ka disa profesione që nuk i bën dot pas të 40-tave. Të gjithë ata që janë përkushtuar në sport, ne do mundohemi të ulim sa më shumë koston. Unë besoj se për gjithë familjet që kanë fëmijë që duan sportin, mos të ndihen në vështirësi për të mbështetur fëmijën e tyre”, tha ai.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu