Korçë/ 44-vjeçari kapet me kanabis e thikë me vete

0
Gjigandi

Një 44-vjeçar është proceduar penalisht në Korçë, pasi u kap me lëndë narkotike e armë të ftohta.

Shtetasi me iniciale V.B., akuzohet për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Korçë referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin V. B., 44 vjeç, banues në Korçë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, pasi në lagjen nr. 2, Korçë, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shtetasi, shërbimet e Policisë i gjetën një sasi të vogël me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa dhe një thikë, të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë dhe Pogradec, për veprime të mëtejshme.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu