Emri/ Grabitja e 30-vjeçarit në Angli, vëllai: Kriminelët e dhunonin dhe dërgonin videot për presion

0
Gjigandi

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me 30-vjeçarin i cili mbahej peng nga kriminelët në Angli, të cilët kërkonin 400 mijë paund në këmbim të lirimit të tij.

Burime për median bëjnë me dije se i riu që mbahej peng është Nertil Buzi, ku lirimi i tij nga duart e kriminelët u bë i mundur pas denoncimit të vëllait në komisariat.

Mësohet se vëllai i tij para  oficerëve të policisë ka rrëfyer se Nerti ishte marrë peng nga një bandë kriminale dhe se ata e dhunonin.

“E torturuan për ditë me radhë dhe i bënin video e na i dërgonin ne familjarëve ku na kërcënonin se donin 400 mijë paund”, ka deklaruar vëllai i tij.

Dyshimet janë se 30-vjeçari mund të jetë përfshirë në një rrjet të trafikut të drogës në Britani ose ndryshe shtëpi bari.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu