Rrëmbyen dhe plagosën Klajdi Sulon në Patos, arrestohet një prej 5 autorëve (Emri)

0
Gjigandi

Policia e Fierit ka arrestuar një prej autorëve të rrëmbimit dhe plagosjes së Klajdi Sulos, ngjarja e ndodhur në korrik të vitit 2020.

Mësohet se në pranga ka rënë Xhejsi Selmanaj, ndaj të cilit rëndon akuza “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim.

Njoftimi i policisë:

Kapet dhe vihet në pranga një shtetas me rrezikshmëri shoqërore, i kërkuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim.

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datën 17.08.2020, në afërsi të stadiumit, në Patos, ku 5 shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë tentuar të rrëmbejnë shtetasin K. S. dhe më pas e kanë plagosur atë me armë zjarri, si rezultat i veprimeve intensive hetimore, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Fier u bë kapja dhe ndalimi i një prej shtetasve të dyshuar si bashkëautor i kësaj ngjarjeje.

RonaTyra

Është vënë në pranga shtetasi i shpallur në kërkim Xhejsi Selmanaj, 26 vjeç, banues në Patos, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me vendimin e datës 16.09.2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu