Pogradec/ Ngacmonte dhe përndiqte një grua, arrestohet 49-vjeçari

0
Gjigandi

Një 49-vjeçar është arrestuar në Pogradec, pasi akuzohet për përndjekje.

Dyshohet se shtetasi me iniciale Gj.B., ka përndjekur vazhdimisht dhe ka ngacmuar seksualisht një 37-vjeçare.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Gj. B., 49 vjeç, banues në fshatin Hoshtec, Pogradec, për veprat penale “Përndjekja” dhe “Ngacmimi seksual”, pasi dyshohet se ka përndjekur vazhdimisht dhe ka ngacmuar seksualisht një 37-vjeçare.
Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë dhe Pogradec, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu