Gjigandi

Një ngjarje e rëndë është shënuar gjatë mbrëmjes së kaluar, ku i riu Lear Kurti ka ndërruar jetë pas shoqwrimit nga policia, i cili është dërguar me urgjencë në spital, dhe ka humbur jetën.

Detaje të reja kanë dalë nga e shkuara e 32-vjeçarit. Viktima Lear Kurti rezulton se ishte përdorues i lëndëve narkotike dhe me sëmundje të epilepsisë. Në momentin kur është shoqëruar në ambientet e Komisariatit, Kurti ka filluar te shfaqë probleme shëndetesore dhe të dridhura.

Menjëherë është lajmëruar ambulanca, por për shkak se është vonuar, efektivët e kanë dërguar me makinën e policisë me urgjencë në spital ku dhe ndërroi jetë. Bashkë me viktimën është shoqëruar dhe shoku i tij, Zyhdi Spahiu.

Ky i fundit është kapur i dehur në mjetin e tij. Spahiu është lënë i lirë, por është shoqëruar me gjobë për shkak te dozës së alkoolit.

Dyshohet se viktima dhe shoku i tij fillimisht kanë qenë bashkë, por me pas janë ndarë kur është afruar policia. Lear Kurti rezulton me 3 precedentë penale, vjedhje dhe droge. Ai njihet si shok i Pajtim Serjanit, një nga njerëzit më të afërt të Emiljano Shullazit./ Shqiptarja.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu