Nje telefonate e kryer ne daten 2 gusht ne policine greke ka zbuluar ngarkesen me kokaine ne kontejneret qe ishin nisur nga Ekuadori ne drejtim te Greqise dhe Shqiperise. Kathemirini shkruan se një person i panjohur telefonoi dhe i tha oficerit se në hapesirat frigoriferike te kontejnereve me banane nga Ekuadori kishte kokainë të fshehur. Pas kësaj, Autoriteti Portual, bëri një kontroll te kontejnerëve brenda dhe në frigorifer u gjetën 47 pako me 51 kg kokainë. Ky ishte fillimi i një hetimi që ka çuar në sekuestrimin e më shumë se 700 kg kokainë të fshehur në frigoriferë dhe muret e 12 kontejnerëve të bananeve nga Ekuadori dhe të destinuara për Pireun, Selanikun dhe Durrësin e Shqipërisë. Që nga sekuestrimi i parë, më 3 gusht, hetimet sekrete janë zhvilluar në Pire dhe Selanik deri më tani, ndersa qindra kontejnerë janë kontrolluar pasi kane qene me origjine nga Ekuadori.
Ballina Lajme Shqip Telefonata anonime zbuloi kontejneret me mall te nisur nga Ekuadori, do vinin...