CDU i mbyll derën Berishës, raportuesi për Shqipërinë: S’dalim kundër SHBA-së

0
CDU i mbyll derën Berishës, raportuesi për Shqipërinë: S’dalim kundër SHBA-së
Gjigandi

Vizita e kryeraportuesit për Shqipërinë në Komisionin e Jashtëm të Grupit Parlamentar të CDU/CSU në Bundestag, Peter Beyer u lajmërua se kishte si qëllim integrimin ne BE, por me kalimin e orëve misioni u duk se ishte krejt tjetër.

Takimi me kryetaren e Komisionit të Integrimit, demokraten Jorida Tabaku, nuk ishte çudi, por zyrtari i Bundestagut befasoi kur refuzoi t’i jep dorën Sali Berishës.

“Ne jemi thellësisht të bindur se nuk e përfytyrojmë dot, dhe e shohim të paimagjinueshme të bashkëpunojmë me një parti udhëheqja e së cilës apo kryetari i së cilës është shpallur si person ‘non grata’ nga aleatët tanë më të ngushtë”,

tha Beyer.

Shuplaka e radhës nga gjermanët e CDU/CSU vjen vetëm dy javë nga rikthimi i Sali Berishës si kryetar. Por, zyrtari i lartë i Bundestagut e bëri të qartë pozicionin e vështirë që PD do ta ketë në arenën ndërkombëtare me Berishën në krye.

RonaTyra

“Partia Demokratike është dobësuar nga shumë gabime që janë bërë dhe nuk mendoj se është e rëndësishme të shohim prapa, por kjo parti le të ketë të ardhme, edhe në familjen e partive popullore”,

shtoi ai.

Teksa shpresat e atyre që drejtojnë sot Partinë Demokratike varen në Gjykatën e Apelit, për kryeraportuesin për Shqipërinë në Bundestag cilido që të jetë verdikti asgjë nuk ndryshon: ‘Non grata’ amerikane është e vlefshme edhe për gjermanët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu